image Kurti takohet me Kryetarin e Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së

Politikë

Kurti takohet me Kryetarin e Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së

news image

Kryeministri Albin Kurti priti në takim Kryetarin e Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhevdet Qeriqin, së bashku me anëtarët e këtij Këshilli.

Rritja e mirëqenies së invalidëve të luftës ishte tema e këtij takimi, ku morën pjesë edhe Aziz Bici, këshilltar  i Kryeministrit për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe anëtarët e Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hyzri Musliu, Sefedin Zuka dhe Naim Gashi.

Në takim u bisedua për mundësitë e shtimit të bashkëpunimit,  për të përmirësuar gjendjen  e invalidëve të luftës, me gjendje të rëndë shëndetësore.

U theksua domosdoshmëria e rritjes së bashkëpunimit me institucione shëndetësore  lidhur me trajtimin dhe marrjen e shërbimeve shëndetësore për invalidët e luftës.

Kryetari i Këshillit e falënderoi kryeministrin për pritjen dhe theksoi gatishmërinë për bashkëpunim me Qeverinë dhe institucionet përkatëse.

/GazetaSinjali/