image Kurti takohet me kryeministrin suedez, tregon se çka biseduan

Politikë

Kurti takohet me kryeministrin suedez, tregon se çka biseduan

news image

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë Konferencës për Siguri në Mynih ka zhvilluar një mori takimesh.

Ai ka takuar edhe kryeministrin e Suedisë, Ulf Kristersson.

Kurti e falënderoi atë për mbështetjen e shtetit suedez ndër vite.

“Avancimi demokratik i Kosovës në dy vitet e fundit, i theksuar edhe nga raportet e BE-së për shtetin, marrëdhëniet bilaterale dhe aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE ishin temat e diskutimit me kryeministrin e Suedisë Ulf Kristersson, të cilin e falënderova për mbështetjen e Suedisë për Kosovën ndër vite”, tha Kurti.

/GazetaSinjali/