image Kurti takohet me ambasadorin e ShBA-së në Greqi

Politikë

Kurti takohet me ambasadorin e ShBA-së në Greqi

news image

Për rëndësinë e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë për stabilitetin afatgjatë rajonal, u bisedua sot në takimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Greqi, Geoffrey Pyatt, përcjell Gazeta Sinjali.

Në njoftimin për media të bërë nga zyra e kryeministrit tregohet se Kurti ka shprehur vullnetin dhe gatishmërinë e Kosovës për zgjerim të mëtejmë të bashkëpunimit me Greqinë.

Ndërsa ambasadori amerikan vlerësoi angazhimin e kohëve të fundit të të dy shteteve për thellimin e raporteve mes tyre.

Në këtë takim u diskutua për avancimin e qëllimeve të përbashkëta rajonale në fushën e ekonomisë dhe tregtisë, investimeve dhe energjisë, paqes dhe sigurisë, si dhe për rrugën evropiane dhe euro-atlantike të Kosovës./Gazeta Sinjali/