image Kurti: Një pjesë e Kosovës rrezikon të mbetet pa rrymë e ujë nëse dëmi nuk riparohet

Kosovë

Kurti: Një pjesë e Kosovës rrezikon të mbetet pa rrymë e ujë nëse dëmi nuk riparohet

news image

Kryeministri Kurti e ka quajtur sulm kriminal e terrorist shpërthimin e sotëm në Zubin Potok.

Sipas tij, kjo kishte për synim dëmtimin e infrastrukturës tonë kritike.

Ai tutje tha se një pjesë e Kosovës rrezikon të mbetet pa rrymë e ujë nëse dëmi nuk riparohet.

“Ne besojmë se sulmi vjen nga bandat e dirigjuar dhe orkestruara nga Serbia, nëse dëmi nuk riparohet rrezikohet që vendi të mbetet pa energji dhe një pjesë e vendit dhe Prishtina pa ujë të pashëm”, tha Kurti në konferencën e jashtëzakonshme për media.

/GazetaSinjali/