image Kurti: Spanja duhet të njohë pavarësinë e Kosovës

Politikë

Kurti: Spanja duhet të njohë pavarësinë e Kosovës

news image

Presidenti Albin Kurti këtë javë ishte me qëndrim në Bruksel, atje ku u mbajtën bisedimet e radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Pas takimeve të Brukselit, Kurti dha intervistë për media, ndër të tjerash edhe për prestigjiozen spanjolle, El Pais.

Kësaj të fundit, Kurti pati mundësinë t’i sqarojë pozicionimin e Kosovës, qoftë karshi dialogut, qoftë karshi institucioneve që i synon: BE dhe NATO.

“Fola me El Pais këtë të mërkurë. Spanja duhet t’i bashkangjitet BE-së dhe NATO-s në njohjen e pavarësisë tonë. Jemi një storje suksesi e luftës për liri të qytetarëve, intervenimit humanitar të NATO-s dhe vlerave demokratike të BE-së” shkroi Kurti në Twitterin zyrtar të tij.

/GazetaSinjali/