image Kurti: Qeveria s'ka paguar asnjë euro për energjinë e shpenzuar në veri - Sinjali

Kurti: Qeveria s’ka paguar asnjë euro për energjinë e shpenzuar në veri

news image

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj i është drejtuar kryeministrit Kurti duke e pyetur se “edhe për sa kohë do të vazhdohet të paguhet rryma për qytetarët në veri të Kosovës”.

Kurti i është përgjigjur deputetes duke i thënë se Qeveria nuk ka paguar asnjë euro për energjinë e shpenzuar në veri.

“Në pyetjen tuaj keni deklaruar se Qeveria e Kosovës ka paguar 6 milionë  euro për energjinë e shpenzuar në veri në kohë fushate, kjo është e pasaktë, Qeveria e Kosovës nuk ka paguar asnjë euro për energjinë e shpenzuar në veri.

Ndërmarrja publike KOSTT-i ka vazhduar që të mbulojë devijimet e energjisë elektrike në këto katër komuna. Qeveria e Kosovës është duke punuar intensivisht për të plotësuar rekomandimin e fundit të Kuvendit për këtë çështje”, tha Kurti.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin