image Kurti: Presidenti nuk është neutral, ka interes politik dhe synim personal

Kosovë

Qeveria/ Kurti: Presidenti nuk është neutral, ka interes politik dhe synim personal

news image

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar ndaj letrës së presidentit të vendit, Hashim Thaçi, i cili i ka kërkuar mandatarin për formimin e qeverisë.

Kurti këtë e ka bërë përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, ku ka thënë se presidenti përveç që e ka shkelur Kushtetuën, ai nuk është neutral dhe ka interes, e synim personal, shkruan Gazeta Sinjali.

“Presidenti takoi gjitha partitë parlamentare politike dhe më pas kërkoi nga subjekti ynë fitues i zgjedhjeve të propozojë kandidatin për Kryeministër. Pra, Presidenti nuk është neutral, ai ka interes politik dhe synim personal, gjersa duhej t’ishte i paanshëm e procedural”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Më tej, kryeministri në detyrë ka thënë se letrës së presidentit do t’i përgjigjen në një moment të përshtatshëm në këtë kohë të pandemisë së koronavirusit.

Postimi i plotë i Albin Kurtit në Facebook:

https://www.facebook.com/albini2017/posts/840541103112442?__xts__[0]=68.ARB9Rt7VjzNYrfxk5zBobwJr-B2K-JvFawn0Op8964paBQBgXX8a2C5s990-BOarz10snmgQz70BhW2nQHC8DanqZZhXe9H1Tzn15Fa884izFtH-eyDLeDrHzSA-gbKluj6kdh3Lks_bBk52rVavi3sACJoLaqcQkNbAIQXHmNCI-UZn8HO0IlBidEnWWx-Kwm-crbPB1oOct4Vo1c10ybyqyIEP5H_7aaBB4zsVCSoYLSjYCBRKMxc8M99c1ZzEoJzDmcXlRQOMoTiATv3hv4w63Zdg3CnTtDe6lKbZ7aH1zIK4XXrCoMuEjYaHaZCv87JrfP75eHGTrbQfAVA&__tn__=-R

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë ditës së sotme i është drejtuar përmes një letre kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, nga i cili ka kërkuar që të propozojë kandidatin e ri që të mandatohet për kryeministër.

Në këtë letër, Thaçi e njofton Kurtin se do të marrë hapat e nevojshëm sipas Kushtetutës së Kosovës, për formimin e Qeverisë së re, derisa, thotë se subjekti i parë i dalë nga zgjedhjet ka të drejtë propozimin edhe të një kandidati për kryeministër./Gazeta Sinjali/