image “Kurti po na kushton”: LDK i kundërpërgjigjet VV-së me video për rritjen e çmimeve të produkteve bazë

Politikë

“Kurti po na kushton”: LDK i kundërpërgjigjet VV-së me video për rritjen e çmimeve të produkteve bazë

news image

Forumi i Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ka shpërndarë një video në lidhje me qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti për këto dy vite.

Në video ata kanë renditur çmimet e produkteve bazë për vitin 2021 dhe çmimet për vitin 2023, ku thuhet se ka rritje çmimesh prej 46%.

Këtë video e kanë quajtur “Kurti po na kushton“.

Vetëvendosje ka publikuar edhe një video të radhës, por duket se këtë herë e ka me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Në videon e radhës ka publikuar disa deklarata të zyrtarëve të LDK-së.

“Ata vazhdimisht deklarojnë se Qeveria e LV është kundër çdo mase që është në ndihmë të qytetarëve dhe bizneseve ndërkohë që votojnë kundër marrëveshjes ndërkombëtare për reformë në skemat sociale, nuk qëndrojnë as në sallë kur votohet për ligjin që cakton çmimet tavan të produkteve bazë, dhe të njëjtin ligj për ta bllokuar e dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese.”

/GazetaSinjali/