image Kurti përuron fabrikën për prodhimit të gotave të letrës ku u investuan mbi 1 milion euro

Prodhime Vendore

Kurti përuron fabrikën për prodhimit të gotave të letrës ku u investuan mbi 1 milion euro

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përuroi fabrikën së letrës “Royal Paper Cups”, në Besi të Prishtinës, ku tha se po shënojnë edhe fillimin e një ndërmarrje të re prodhuese e një investimi të ri.

“Pikërisht ajo që i duhet ekonomisë tonë. Prodhim, investim. Investim në prodhim”, theksoi Kurti.

Kryeministri më tej theksoi se po përurojmë hapjen e një fabrike të prodhimit të gotave prej letre. Vlera investive kalon shifrën mbi një milion euro me synim të rritjes së potencialit prodhues në të ardhmen.

Ai ka folur edhe për Pandeminë e cila sipas tij ndër të tjera pati shpërfaqur një defekt serioz të ekonomisë tonë; varësinë nga importi dhe mungesën e prodhimtarisë vendore, por sikurse ndërmarrësit që shohin shansin në vështirësi edhe qeveritë duhen që në kriza si ajo e pandemisë të shohin mundësi për reforma.

Kurti shtoi se që atëherë fokusi i Qeverisë është riorientimi i ekonomisë në drejtim të prodhimtarisë vendore, ndërkaq që listoi edhe masat mbështetëse për bizneset në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Kryeministri uroi pronarët e fabrikës për këtë investim, bëri thirrje që edhe të tjerët të investojnë në prodhimtari.

/GazetaSinjali/