image Kurti përmend vrasjen e mësueses në Prishtinë, thotë se s’do të lejojnë më ngjarje të tilla

Drejtësi

Kurti përmend vrasjen e mësueses në Prishtinë, thotë se s’do të lejojnë më ngjarje të tilla

news image

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, hapi ngjarjen ku po diskutohet për viktimat e dhunës në familje, duke thënë se qeveria që ai udhëheq ka treguar përkushtim serioz kundër dhunës në familje.

Shefi i ekzekutivit në këtë tryezë deklaroi se qeveria aktuale ka treguar veprimet konkrete kundër dhunës në baza gjinore e në familje.

“Përmes aktivizmit shoqëror e kemi obligim ta parandalojmë dhunën në familje. Në qoftë se nuk e kuptojmë obligimin për mbrojtjen e grave, atëherë nuk kemi çka të befasohemi me rastet që na ndodhin, të gjithë kemi përgjegjësi për dhunën e tillë pa marrë parasysh punën që bëjmë”, ka deklaruar Kurti.

Sipas tij, rol mjaft të rëndësishëm në situata të tilla ka Policia e Kosovës, prandaj siç thotë ai bashkëpunimi luan rol mjaft të madh, gjithashtu edhe Inspektoriati i Policisë së Kosovës.

“Nuk ka gjë që mund të arsyetojë atë kur vjen puna tek njerëzit që paguhen për një punë të tillë, për drejtësinë në Kosovë. Pakënaqësitë tona brenda vendit nuk duhet të jenë pasqyrë në botë”, ka vijuar tutje Kurti.

Kurti ka thënë se gratë dhe vajzat janë shpesh të ekspozuara ndaj dhunës, ndaj bashkëpunimi në tema të tilla është tejet i rëndësishëm.

“Nuk do të lejojmë asnjë edhe viktimë me shumë, sidomos dhunë ndaj grave, ndaj gjinisë femërore”.

Kreu i Qeverisë së Kosovës ka përmendur edhe se Kosova renditet e dyta në botë sa i përket sundimit të ligjit.

/GazetaSinjali/