image Kurti përkujton Zoran Gjingjiqin: Ndër liderët politikë të rrallë të Serbisë që nuk bashkëpunoi me Millosheviqin

Politikë

Kurti përkujton Zoran Gjingjiqin: Ndër liderët politikë të rrallë të Serbisë që nuk bashkëpunoi me Millosheviqin

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka përkujtuar kryeministrin e vrarë serb Zoran Gjingjiq në 20-vjetorin e vrasjes së tij.

Kurti ka folur me shumë dhembshuri për kryeministrin e vrarë serb, duke thënë se ai ishte ndër liderët politikë të rrallë të Serbisë që nuk bashkëpunoi me Millosheviqin, ndonëse nuk e zgjidhi ndonjëherë kundërthënien ndërmjet liberalizmit (perëndimor) dhe nacionalizmit (serb).

Sipas kryeministrit të Kosovës, urdhërdhënësit e vrasjes së Gjingjiqit “nuk u zbuluan kurrë” duke ngritur pretendimin se ata megjithatë dihet se kush janë.

Ndërkohë, për dy prej të dënuarve për vrasjen, ai thotë se ishin edhe “kriminelë lufte në Kosovë, organizatorë e ekzekutorë masakrash mbi shqiptarët,” e po ashtu ai thotë se për këta dy thuhet se ishin pjesëmarrës në shtet-rrëthimin e Jasharëve në Prekaz.

“Në dy shekuj ekzistencë, Serbia i kishte dy vjet demokraci. Me qeverisjen e Zoran Gjingjiqit, mbështetja për anëtarësimin në Bashkimin Evropian pat mbërrirë në ¾ e popullësisë së Serbisë, kurse tani ajo ka rënë te 1/3.” – u shpreh z. Kurti në postimin e tij në Facebook.

Statusi i plotë:

/GazetaSinjali/