image Kurti përjashton mundësinë që Murat Jashari të jetë kandidat për president

Politikë

Kurti përjashton mundësinë që Murat Jashari të jetë kandidat për president

news image

Lideri i VV-së, Albin Kurti ka folur për çështjen e presidentit sot në Tiranë, ku edhe po qëndron për vizitë zyrtare, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai nga gazetarët është pyetur për Murat Jasharin, emri i të cilit ishte lakuar edhe nga vet zyrtarë të  lartë të VV-së  për pozitën e presidentit.

Por për këtë çështje Kurti ka thënë se nuk ka kompromise, dhe se Vjosa Osmani është kandidate për këtë pozitë.

“Nuk ka pasur një takim të tillë, ne e kemi bërë koalicionin parazgjedhor me Vjosa Osmanin prandaj zgjedhjet ishin referendum, populli nuk bën kompromise por dëshiron ndryshime”, ka thënë Kurti.

Lideri i VV-së në këtë vizitë ka folur edhe për krijimin e qeverisë teksa ka thënë se partia e tij i ka numrat e nevojshëm dhe nuk bën kompromise me pushtetarët e vjetër. /Gazeta Sinjali/