image Kurti flet për test-protestën në shesh: Shyqyr nuk kanë qëndruar më shumë se 5 apo 10 minuta

Kosovë

Konferencë/ Kurti flet për test-protestën në shesh: Shyqyr nuk kanë qëndruar më shumë se 5 apo 10 minuta

news image

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka komentuar test-protestën e mbajtur në sheshin “Skënderbeu” para disa ditësh në Prishtinë.

Kurti në një konferencë për media tha se nuk e di nëse të gjithë pjesëmarrësit kanë qenë brenda orarit sipas shifrës së parafundit të numrit personal.

“Ne nuk i mbështesim as nuk i inkurajojmë, as protestat as ushtrimet për protesta. Nuk e di nëse të gjitha ata kanë qenë brenda orarit sipas shifrës së parafundit të numrit personal. Nuk na përket neve të verifikojmë një gjë të tillë. Meqë kanë mbajtur distancën dhe shyqyr nuk kanë qëndruar më shumë se 5 apo 10 minuta, besoj se nuk kemi pasur pasoja”, ka deklaruar Kurti./Gazeta Sinjali/