image Kurti: Për sa kohë që Serbia refuzon të përballet me të kaluarën, ajo nuk është e interesuar për dialog

Politikë

Kurti: Për sa kohë që Serbia refuzon të përballet me të kaluarën, ajo nuk është e interesuar për dialog

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar sërish refuzimet që pala serbe ia bëri propozimeve të tij, në takimin e sotëm që zhvilloi në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton Gazeta Sinjali.

Kurti tha se refuzimi i Serbisë për përballje me të kaluarën dhe pajtimi që të mos ketë sulme, tregojnë mosinteresimin e saj për dialog, marrëveshje e paqe mes dy shteteve.

“Për sa kohë që Serbia refuzon të përballet me të kaluarën dhe të pajtohet me mosagresionin, kjo tregon se nuk është e interesuar për dialog dhe marrëveshje, as për paqe dhe pajtim midis vendeve tona”, shkroi Kurti në Twitter.

Në takimin e sotëm, Kurti ka paraqitur para Vuçiqit një marrëveshje për paqe me gjashtë nene, përmes së cilës të dy shtetet, ndër të tjera, zotohet që nuk do ta sulmojnë njëra – tjetrën. Mirëpo, ky propozim u refuzua nga delegacioni serb, pa u lexuar fare./Gazeta Sinjali/