image Kurti paralajmëron rekord të eksporteve në vlerë mbi 1 miliard euro
[wp-story id="814678"]

Politikë

Kurti paralajmëron rekord të eksporteve në vlerë mbi 1 miliard euro

news image

Në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, krahas qytetarëve Kryeministri i Kosovës tregon se kanë mbështetur edhe bizneset.

Albin Kurti thekson se deri më tani kanë subvencionuar kredi investive për 357 biznese prodhuese, me qëllim të zgjerimit të kapaciteteve të tyre prodhuese. 

“Kemi mbështetur 43 biznese që janë në pronësi të grave, duke mbuluar 20 për qind të kryegjësë së kredisë për rritje të kapaciteteve. 107 biznese kanë përfituar nga mbështetja për likuiditet përmes subvencionimit të 10 për qind të kryegjësë së kredive”, tha Kurti.

Kreu i Qeverisë më tej tregon se nëpërmjet masës 2.4 të pakos kanë mbështetur 75 biznese prodhuese dhe eksportuese në rritjen e cilësisë, ngritjen e rritjen e stafit menaxherial, përfaqësim në panaire jashtë vendit dhe brendim e marketing të produkteve.

Ai thekson se mbështetja e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore gjithashtu ka luajtur një rol të rëndësishëm për të mundësuar garantimin e 120 milionë euro kredi shtesë për biznese në përballje me efektet e pandemisë.

Ndërkohë, që për bizneset kreu i ekzekutivit tha se po vazhdojnë të subvencionojnë energjinë elektrike.

Kreu i ekzekutivit tha se vitin e kaluar eksportet kanë qenë 83.6 për qind më të larta se krahasuar me vitin paraprak e sivjet janë edhe 29.5 për qind më të larta sesa me vitin 2021.

“Këtë vit për herë të parë vlera e eksportit pritet ta kalojë shifrën prej 1 miliard euro. Të hyrat buxhetore janë për 1/3 më të larta sesa vitin e kaluar’, tha kryeministri Kurti.

/GazetaSinjali/