image Kurti para shefit të BE-së: Për 6 muaj shkatërruam 29 grupe kriminale e vaksinuam mbi 1.5 milion qytetarë

Politikë

Kurti para shefit të BE-së: Për 6 muaj shkatërruam 29 grupe kriminale e vaksinuam mbi 1.5 milion qytetarë

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lavdëruar punën e qeverisë që udhëheq, duke thënë se në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit janë realizuar 519 bastisje e 283 operacione policore.

Këto deklarata ai i bëri gjatë një konference të përbashkët me Shefin e Zyrës së BE-së Tomas Szunyog, shkruan Gazeta Sinjali.

Në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, nga prilli deri më 30 shtator, janë realizuar 519 bastisje e 283 operacione policore. Nga 23 marsi kur kemi marrë detyrën zyrtarisht deri tani kemi shkatërruar 29 grupe kriminale, kemi intensifikuar luftën kundër krimit në Kosovë. Rezultatet konkrete në këtë gjashtëmujor, që është krejt tjetër nga ai paraprak”, u shpreh Kurti para mediave.

Ai foli edhe për vaksinimin dhe luftimin e pandemisë ku tha se “dje kishim vetëm një rast dhe asnjë vdekje dhe po ashtu dje numri i të vaksinuarve ka mbërritur shifrën në 1.5 milion doza të administruara të vaksinës anti-COVID”.

Ndër të tjera, kryeministri Kurti deklaroi se ende pa u bërë dy javë pas zgjedhjeve nacionale, zgjodhën presidenten e Kosovës që është gruaja e dytë presidente nga një Kuvend prej 120 deputetëve, ku janë 41 gra e që përbëjnë mesataren më të lartë në mes vendeve të rajonit./GazetaSinjali/