image Kurti: Nuk është garë mes kandidatëve për kryeministra, nuk garojmë për vendin e parë

Kosovë

Kurti: Nuk është garë mes kandidatëve për kryeministra, nuk garojmë për vendin e parë

news image

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se në zgjedhjet e 14 shkurtit nuk do të garojnë për vendin e parë.

Kurti tha se gara mes kandidatëve për kryeministra i përkasin të kaluarës, raporton Gazeta Sinjali.

Ne nuk garojmë për vendin e parë. Ne më 14 shkurt duam ta vulosim, konfirmojmë, vërtetojmë, dokumentojmë që jemi shumicë dërmuese në paralament, sikurse që jemi në popullsi, prandaj është referendum. Ato qasjet e garave midis kandidatëve për kryeministra i përkasin të kaluarës, prandaj ata po flasin me mënyra të së kaluarës sepse kanë ngecur aty e duan të na kthejnë që të gjithë neve atje, por kjo nuk është e mundur më”, tha Kurti.

Ai dhe Vjosa Osmani paraprakisht në hollin e Kuvendit e nënshkruan marrëveshjen që të garojnë së bashku në zgjedhje.

/Gazeta Sinjali/