image Kurti: Nuk e kam menduar kurrë në jetë se do të bëhem politikan

Kosovë

Politikë/ Kurti: Nuk e kam menduar kurrë në jetë se do të bëhem politikan

news image

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për kyçjen e tij në politikë, për të cilën tha se nuk e ka menduar kurrë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kurti tha se kurrë në jetë nuk ka menduar se do të bëhet politikan, por u bë “disi” nga aktivisti kombëtar e social.

“Unë kam qenë aktivist edhe kam qenë gjithmonë aktiv edhe sot e kësaj dite jam aktiv. Pra, për mu nuk ka qenë fort kështu ndonjë lloj profesioni, vokacioni ose prirje, jo. Kam qenë aktivist në aspektin kombëtar, social por mandej disi u bëra politikan. Do të thotë fare nuk e kam mendu unë, kurrë në jetë, se do të bëhet politikan. Nuk e kam menduar fillimisht as akitivist, por me pasionin e njëjtë me të cilin jam marrë me shkencë, me pasionin e njëjtë kam bërë edhe aktivistin pastaj. Pra, disa vite studime dhe në kohën kur angazhimet, të themi studimi shkencor në kohën e studimit të Shkencave të Natyrës ia kam bashkëngjitur edhe atë shoqëror, me të njëjtin pasion jam bartur edhe te kjo në vitet e ’90-ta”, tha ai.

Kryeministri në detyrë thotë se kanë qenë Ejup Statovci, rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në atë kohë dhe Adem Demaçi, personat që kanë ndikuar që ai t’i futet politikës.

“Në vitet e ’90-ta janë dy persona, asnjëri fatkeqësisht nuk është i gjallë sot, është Ejup Statovci dhe Adem Demaçi. Rektori Ejup Statovci dhe simboli i rezistencës kombëtare Adem Demaçi më së shumti kanë ndikuar te unë, në aktivizmin politik. Por, ishin edhe rrethanat atëherë në ato protesta, që në njëfarë mënyrë ishte e çuditshme nëse nuk shkoje në ato protesta e jo nëse shkon te ato”, tha Kurti në T7./Gazeta Sinjali/