image Kurti nga SHBA: Kosova, fanar i demokracisë në Ballkan – Serbia, shtet njëpartiak me Vuçiqin në krye

Politikë

Kurti nga SHBA: Kosova, fanar i demokracisë në Ballkan – Serbia, shtet njëpartiak me Vuçiqin në krye

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në një bashkëbisedim në Këshillin e Atlantikut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Gazeta Sinjali.

Në fjalimin hyrës, kryeministri Kurti tha se Kosova po ec përpara si shtet demokratik dhe si shqetësim mbetet fqinji verior Serbia, të cilën e ka quajtur shtet njëpartiak.

“Jemi fanar i demokracisë në Ballkan, një prej vendeve më demokratike në Ballkan. Jemi ngritur me 17 pozita në indeksin e Transparency International sa i përket percepsionit të korrupsionit. Kemi shtuar mbi 25 mijë vende pune”, tha në fillim ai.

Për Serbinë, Kurti ka shtoi se s’është aspak demokraci, por shtet njëpartiak me Vuçiqin në krye.

“Fqinji verior s’është aspak demokraci. Është shtet njëpartiak me Vuciqin në maje. Mungesa e demokracisë shpjegon mbështetjen e tij për Putinin. Kosova është storie e suksesit dhe duhet të mbështetet me ndihma edhe më të mëdha ekonomike, që të bëhet anëtare e NATO-së dhe BE-së, organizata të tjera, pa vonesa”, ka theksuar ai. SHBA është partneri më i madh dhe më i afërt i Kosovës, lidhemi për vlerat e përbashkëta të lirisë dhe demokracisë”, përfundoi Kurti.

/GazetaSinjali/