image Kurti në takim lumtumire me komandantin e KFOR-it, Ferenc Kajari

Kosovë

Kurti në takim lumtumire me komandantin e KFOR-it, Ferenc Kajari

news image

Kyreministri i Kosovës, Albin Kurti sot e ka takuar komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Ferenc Kajari, të cilin e falënderoi për angazhimin dhe përkushtimin e tij në shërbim të paqes dhe stabilitetit në vend.

Në njoftimin e qeverisë thuhet se Kajari e falënderoi Kurtin për diskutimin e hapur dhe gatishmërinë e dëshmuar për bashkëpunim. Po ashtu, vlerësoi bashkëpunimin me institucionet e rendit dhe të sigurisë në Kosovë.

Ndërsa, Kurti e falënderoi Kajarin për angazhimin dhe përkushtimin e tij në shërbim të paqes dhe stabilitetit në vend.

Ai theksoi se gjatë mandatit të tij, ka një rritje të konsiderueshme të bashkëpunimit ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve të sigurisë së Kosovës.

Kajari, sot gjatë ditës pati takim lamtumirës edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

/GazetaSinjali/