image Kurti: Në komunat në veri, s'ka ndarje në serbë dhe shqiptarë, por në banda kriminale dhe qytetarë

Politikë

Kurti: Në komunat në veri, s’ka ndarje në serbë dhe shqiptarë, por në banda kriminale dhe qytetarë

news image

Në veri, bandat kriminale kanë shtuar sulmet e tyre. Këtë e ka deklaruar kryeministri Kurti në daljen e fundit publike, raporton Gazeta Sinjali.

Kreu i ekzekutivit ka komentuar zhvillimet në veri të vendit në një postim në Facebook, duke shtuar se bandat janë të vetëdijshme se po i vjen fundi.

Kurti tha gjithashtu se në komunat serbe problemi nuk është mes ndarjeve etnike por bandave kriminale.

“Sepse do të ketë hetime e ndjekje të këtyre kriminelëve, që paguhen nga Serbia e dirigjohen nga presidenti i saj. Shkeljet e shumta të ligjit nuk do të falen kurse tendencat për destabilizim kriminal do të dështojnë. Në katër komunat në veri nuk është ndarja në serbë e shqiptarë, por në banda kriminale dhe qytetarë”, tha tutje Kurti.

Kryeministri i vendit ka kërkuar nga të gjithë qytetarët e Kosovës që të mbështesin shtetin dhe policinë e Kosovës, të gjithë zyrtarët tanë që po mbrojnë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, republikën dhe demokracinë.

Postimi i plotë i Kurtit:

Bandat kriminale kanë intensifikuar sulmet në veri të Kosovës. Ato e dinë se po ju vie fundi. Qeveria e Kosovës as s’bën pazare me to dhe as s’i duron ato. Bombat që hedhin, plumbat që shkrepin dhe maskat që vendosin janë pafuqia e tyre politike e popullore. Me këto krime e sulme të armatosura në veri të Ibrit, doemos do të kemi më shumë polici të Kosovës atje. Sepse do të ketë hetime e ndjekje të këtyre kriminelëve, që paguhen nga Serbia e dirigjohen nga presidenti i saj. Shkeljet e shumta të ligjit nuk do të falen kurse tendencat për destabilizim kriminal do të dështojnë. Në katër komunat në veri nuk është ndarja në serbë e shqiptarë, por në banda kriminale dhe qytetarë. Kërkoj nga të gjithë qytetarët e Kosovës që të mbështesin shtetin dhe policinë e Kosovës, të gjithë zyrtarët tanë që po mbrojnë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, republikën dhe demokracinë.