image Kurti merr urim nga kryeministri i Luksemburgut

Politikë

Kurti merr urim nga kryeministri i Luksemburgut

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, për zgjedhjen në krye të ekzekutivit kosovar.

Në urimin e dërguar, kryeministri Bettel i ka shprehur Kurtit dëshirat më të mira për sukses në përmbushjen e detyrave të tij të rëndësishme dhe sfiduese.

Luksemburgu është partner afatgjatë dhe mik i Kosovës dhe shpresoj se së bashku mund t’i forcojmë lidhjet mes dy vendeve dhe popujve tanë dhe të vazhdojmë bashkëpunimin e frytshëm”, ka shkruar kryeministri Bettel.

Ai ka thënë se Luksemburgu vazhdon të përkrahë perspektivën evropiane dhe rifillimin e shpejtë të dialogut Prishtinë-Beograd, të lehtësuar nga BE-ja, për të ndihmuar arritjen e normalizimit të plotë të marrëdhënieve.

Bettel ka shprehur shpresën se kryeministri Kurti do të vazhdojë përpjekjet ambicioze të reformës që i pati filluar në shkurt 2020, në fushën e drejtësisë e posaçërisht luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ngase siç ka thënë ai, sundimi i ligjit është hap thelbësor për Kosovën në rrugën e saj evropiane. /GazetaSinjali/