image Kurti: Kosova prijëse e respektimit të lirisë së besimit e fesë

Sociale

Kurti: Kosova prijëse e respektimit të lirisë së besimit e fesë

news image

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca bashkë me presidenten, Vjosa Osmani, kanë marrë pjesë në dëgjimin publik për Projektligjin për Liritë Fetare, ku i pari i qeverisë me këtë rast tha se në Kosovë liria e besimit dhe e fesë janë të garantuara, duke shtuar se edhe para miratimit të ligjit respektimi i lirive fetare ka qenë në nivel.

Madje ai vlerësoi se Kosova qëndron e para në rajon sa i përket sundimit të ligjit dhe qëllim ka që të arrijë standardet në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

“Ndër qëllimet  e projektligjit është përditësimi i kornizës ligjore për liritë fetare. Liria e besimit dhe e fesë është e garantuar. Liria e besimit dhe fesë ngërthen të drejtën për të pranuar fenë. Konventa për të drejtat e njeriut përcakton se çdokush ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe fesë”.

“Edhe para se te miratohej projektligji, Kosova qëndron mirë për respektimin fetar. Kosova qëndron e para në rajon në sundimin e ligjit. Edhe në këtë fushë Qeveria synon të arrijë standarde në mbrojtjen e të drejtave të njeriut”.

“Një shoqëri e hapur si Kosova mirëpret qytetarë nga çdo kënd i botës. Ndër qëllimet e projektligjit është për të promovuar këtë pluralizëm fetar”, deklaroi kryeministri Kurti.

/GazetaSinjali/