image Kurti kërkon sërish deklaratë të paqes Kosovë-Serbi

Politikë

Kurti kërkon sërish deklaratë të paqes Kosovë-Serbi

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar sërish këtë të premte që Kosova dhe Serbia të bëjnë një deklaratë të përbashkët të paqes me zotim për mos-sulmim, shkruan Gazeta Sinjali.

Tutje Kurti ka shtuar se Kosova është duke menaxhuar mirë me koronavirusin dhe ka kërkuar që Bashkimi Evropian ta vendosë Kosovën në mesin e shteteve me udhëtim të sigurt.

“Kosova po e menaxhon mirë e me sukses pandeminë Covid-19. Mesatarisht kemi më pak se një person të infektuar në ditë për 100 mijë banorë dhe më pak se 10 raste aktive në 100 mijë banorë. Bashkimi Evropian do të duhej ta vendos Kosovën në mesin e shteteve të udhëtimit të sigurt lidhur me pandeminë Covid-19”, ka shkruar ai në Facebook.

Kurti ka thënë po ashtu se përgjatë samitit, ka kërkuar liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës si dhe ka propozuar që gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor të kalojnë nga CEFTA në SEFTA (Marrëveshja Evropiane për Tregti të Lirë me Evropën Juglindore).

Nën organizimin e Kancelarit Austriak, z. Sebastian Kurz, sot u mbajt samiti i gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor….

Posted by Albin Kurti on Friday, June 18, 2021

Këto deklarata ai i ka bërë në samitin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të mbajtur në Vjenë.

Kujtojmë se Kurti është takuar së bashku me Vuçiqin në Bruksel më 15 qershor, por nuk janë pajtuar për asgjë. Edhe atje kryeministri kosovar kishte disa propozime që u refuzuan nga pala serbe. /Gazeta Sinjali/