image Kurti: Kam shumë takime me serbë, s’i bëj publike sepse po pason hakmarrja

Politikë

Kurti: Kam shumë takime me serbë, s’i bëj publike sepse po pason hakmarrja

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ai zhvillon shumë takime me serbët lokalë, mirëpo ka zgjedhur që ato të mos i bëjë publike, pasi strukturat paralele serbe po hakmerren ndaj tyre.

Kurti ka deklaruar se vitin e kaluar kishte publikuar takimet me dy familje serbe në Istog, dhe se menjëherë ka pasur hakmarrja ndaj tyre.

“Unë kurrë nuk kam pasur takime më shumë takime me serbët lokalë sesa në vitin 2022. Por më duhet të them që pothuajse të gjitha ato takime nuk janë bërë publike dhe kjo bëhet me kërkesë të atyre që i takoj, dhe si për të vërtetuar që kanë pasur të drejtë, kur isha me ministrin tim për Komunitet dhe Kthim, Nenad Rsashiq në Istog në dy familje serbe, pasi që i kemi publikuar ato dy takime, menjëherë ka pësuar një hakmarrje strukturore e eksponentëve të caktuar të strukturave paralele të Serbisë, të cilët kanë filluar që atyre t’u vështirësohet jeta, qoftë duke ua ndalur ndihmat, qoftë duke pasur pasoja në sistemin arsimor ata dhe familjet e tyre. Menjëherë po pason goditja nga Beogradi zyrtar dhe mekanizmat që i ka në Kosovë, atëherë kur ata po bashkëpunojnë me Qeverinë e Republikës”, ka thënë Kurti në edicicionin e dhjetë të Javës së Gruas me temë: Barabarësia: Parakusht për Ripërtëritje të Demokracisë”, që po zhvillohet në Prishtinë.

/GazetaSinjali/