image Kurti: Jemi të gatshëm për dialog me Serbinë, datën e tij e vendos Brukseli

Kosovë

Politikë/ Kurti: Jemi të gatshëm për dialog me Serbinë, datën e tij e vendos Brukseli

news image

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar sot se kalendari i takimeve të ardhshme me Serbinë varet nga Brukseli.

Kurti u shpreh se do të jetë ai që do të përfaqësojë Kosovën në dialog, pasi ka edhe një vendim të gjykatës që thotë se kryeministri e përfaqëson vendin ne dialog.

Kryeministri Kurti para gazetarëve tha se është në kontakt të vazhdueshëm me emisarin special të BE-së, Miroslav Lajçak dhe se ky i fundit sipas tij është duke përgatitur rinisjen e dialogut.

Më tej, ai tha se Kosova do të kërkojë që dialogu të jetë me parime dhe se sipas tij aty do të përfaqësohen interesat e vendit.

 “Unë jam në kontakt të rregullt me përfaqësuesin e BE-së, z. Miroslav Lajçak, ai natyrisht që është duke përgatitur fillimin e dialogut. Ne kërkojmë që ky dialog të jetë me parime, i përgatitur dhe i organizuar mirë. Jemi gati, kemi përvojë, do t’i mbrojmë interesat e shtetit tonë dhe do ta përfaqësojmë Republikën e Kosovës ashtu siç e thotë Kushtetuta, ashtu siç e thonë ligjet tona dhe ashtu siç na njeh populli i Kosovës. Pra, kalendari i dialogut të ardhshëm varet nga Brukseli dhe në bazë të Kushtetutës të Republikës së Kosovës dhe aktgjykimit nga viti i kaluar Kosovën e përfaqëson kryeministri i saj”, deklaroi Kurti gjatë vizititës së tij në Komunën e Suharekës.

Ndryshe, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, Miroslav Lojçak deklaroi se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të fillojë së shpejti./GazetaSinjali/