image Kurti i përgjigjet Thaçit pasi e akuzoi se është futur në dhomën e përgjimeve në PTK

Politikë

Kurti i përgjigjet Thaçit pasi e akuzoi se është futur në dhomën e përgjimeve në PTK

news image

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u është përgjigjur akuzave të presidentit të vendit, Hashim Thaçi, i cili mbrëmë në një emision televiziv tha se ai, Xhelal Sveçla dhe Haki Abazi janë futur në dhomën e përgjimeve në PTK.

Kurti e ka quajtur gënjeshtër të madhe deklaratën e Thaçit.

“Kjo është një gënjeshtër e madhe. Problemi me gënjeshtarët është që s’mund të gënjejnë vetëm një herë. Ata duhet të gënjejnë përditë. Ata kanë dëshirë që të futen në dhomën e përgjimeve. Ata kanë dëshirë që të uzurpojnë pozita”, ka thënë Kurti gjatë një konference për media, pas takimit që pati me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti./Gazeta Sinjali/