image Kurti i përgjigjet Lajçakut: Nuk frikësohemi për Asociacionin, por jemi të kujdesshëm

Politikë

Kurti i përgjigjet Lajçakut: Nuk frikësohemi për Asociacionin, por jemi të kujdesshëm

news image

Kryeministri Albin Kurti ka komentuar deklaratën e bërë nga emisari i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak në lidhje me Asociacionin.

Kurti tha se Kosova nuk frikësohet për Asociacionin mirëpo Qeveria është e kujdesshme.

“Kosova nuk frikësohet, por Kosova me Qeverinë e përgjegjshme është e kujdesshme. Ne ju shërbejmë qytetarëve të Republikës dhe mbrojmë interesat e vendit tonë. Interes i shtetit tonë të pavarur i Republikës sonë demokratike e sovrane, është integriteti territorial, është funksionaliteti shtetëror, është kushtetutshmëria dhe ligjshmëria”, tha Kurti.

Po ashtu, Albin Kurti tha se janë të gatshëm për dialog, i cili sipas tij do të përfundojë me njohje reciproke.

“Ne kemi dhënë propozimet tona në Bruksel, dhe jemi konstruktiv për bisedimet e ardhshme të dialogut, me ç’rast parimi i reciprocitetit është parim i shëndosh. Marrëveshja duhet të arrihet, nuk bëjmë dialog për dialog, Marrëveshja për normalizim të plotë duhet ta ketë në qendër njohjen reciprok”, deklaroi Kurti.

/GazetaSinjali/