image Kurti i buzëqeshur ndërsa Rama i ftohtë me të në Samitin e Londrës

Kosovë

BERZH/ Kurti i buzëqeshur ndërsa Rama i ftohtë me të në Samitin e Londrës

news image

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka publikuar një video se si u flet homologëve të tij në Samitin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim që po mbahet në Londër.

Në videon e publikuar nga kreu i Shqipërisë, shihet se si i flet kryeministrit Kurti ftohtë ndërsa ai është i buzëqeshur.

Të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur për të diskutuar për mundësitë e zhvillimit të Ballkanit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë për herë të parë si kryeministër në samitin e BERZH, ku në një fotografi të publikuar, Kurti shihet të jetë në qendër të vëmendjes si i vetmuar dhe pa bashkëbisedues për dallim nga Rama i cili flet me kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq./ Gazeta Sinjali/

Londër – Mikpritja nga Presidenti i BERZH, Suma Chakrabarti përpara fillimit të samitit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim mbi investimet e vitit 2020 për Ballkanin Perëndimor

Londër – Mikpritja nga Presidenti i BERZH, Suma Chakrabarti përpara fillimit të samitit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, mbi investimet në Ballkanin Perëndimor

Posted by Edi Rama on Monday, February 24, 2020