image Kurti fluturon sot për në Bruksel

Politikë

Kurti fluturon sot për në Bruksel

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të udhëtojë sot për në Bruksel, ku do të zhvillojë një vizitë dy-ditore, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu bëri të ditur dje zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Kryeziu tha se Kurti në kryeqytetin belg do të takohet me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, si dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Po ashtu, ai do të takohet edhe me shefin e Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell.

Shfrytëzoj rastin të ju njoftoj për vizitën e kryeministrit në Bruksel. Ai do të udhëtoj të martën dhe do të ketë një vizitë dyditore. Do të ketë takime të rëndësishme. Me presidentin e PE dhe KE, përfaqësuesin e lartë Borrell dhe komisionerë të tjerë. Ai do të takojë edhe kryeministrin e Belgjikës. Kurti do të jetë bashkë me ministrat Bislimi dhe Gërvalla”, u shpreh Kryeziu./Gazeta Sinjali/