image Kurti flet për mbledhjen e jashtëzakonshme që do ta mbajë qeveria

Kosovë

Kurti flet për mbledhjen e jashtëzakonshme që do ta mbajë qeveria

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se pikën e vetme që do ta diskutojnë në mbledhjen e sotme të qeverisë është për masat parandaluese ndaj koronavirusit.

Këtë i pari i vendit e ka bërë të ditur përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, transmeton Gazeta Sinjali.

“Sonte, në ora 20:00, Qeveria e Republikës së Kosovës mban mbledhje të jashtëzakonshme, me të vetmen pikë diskutimi: Shqyrtimi i propozim-vendimit për masat parandaluese në funksion të mbrojtjes nga Coronavirus Covid-19”, ka shkruar ai në Facebook.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/823252941507925?__xts__[0]=68.ARA_VPyBDS1BjR8mptwfowaZb0yOb4qIjGEGSj1xgEJmzBW0BorIirOs_DktvzoGbQiL89xZdZjisVrhWge9IKJsonQyYM0AK_vdlM4jLlcUXR0In6CbiWdLiaGfogORoGZhmYjTKpY3bq6lJv0Z-dWOgflbNV2rubdjFi8LUh4flsMh-SPZ42F-YK1k4q5yfa4tyk_neeydHBGwL9ZZ9mf1cOPesBpIhdaOLQwK4lHYC1kfjhcRBsweQzDvJswtlrJ1nbzAxKTkpsj1chJKhta73OzqURHLCfC1bf8RptvAKWRnjSDcoPgZiCoP-wIKBwB5LSox-iK2iYtQ2E0&__tn__=-R

Gazeta Sinjali më herët raportoi që pika e vetme që do të diskutohet në këtë mbledhje është për masat parandaluese ndaj koronavirusit.

Qeveria e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka ndarë mbi 10 milionë euro për nevojat e zbatimit të Planit të Veprimit për zbatimin e Planit të Gatishmërisë dhe të Reagimit kundër Covid-19, të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në Kosovë deri më tani nuk është konfirmuar asnjë rast me koronavirus, teksa në Shqipëri është shënuar viktima e parë dhe raportohet se janë të infektuar rreth 16 persona.

Gjatë ditës së sotme, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur koronavirusin pandemi. /Gazeta Sinjali/