image Kurti flet pas formimit të qeverisë së re, paralajmëron protesta

Politikë

Kurti flet pas formimit të qeverisë së re, paralajmëron protesta

news image

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se Qeveria Hoti, nuk është qeveri e cila do të qeverisë, pasi sipas tij, me të do të qeverisë presidenti Hashim Thaçi.

Kurti thotë se protestat kundër qeverisë janë të pashmangshme dhe se ato ai paralajmëron se do të vijnë shpejt.

“Tash, Qeveria Hoti është qeveri koti. Kjo nuk është qeveri e cila do të qeverisë. Kjo është qeveri, me të cilët do të qeveriset, qartazi (nga) presidenti, klani ‘pronto’. Këtyre të korruptuarve që u goditën nga katër muaj të qeverisës së mirë, iu leverdis një qeveri koti. Andaj, ne do ta bëjmë betejën tonë edhe brenda Kuvendit, edhe jashtë. Grupi ynë parlamentar do t’i marrë vendimet se kur, për çka, cilës gjykatë do t’i adresohet. Por, natyrisht që bëhet fjalë për një qeveri të dobët, jetëshkurtër, por ne do të kujdesemi që të mos e ketë dëmin e madh’, tha Kurti në një intervistë për REL.

Kurse sa i takon mundësisë se një marrëveshjeje me Serbinë, e negociuar nga presidenti dhe kryeministri, Kurti thekson se nuk do të ketë marrëveshje, sepse thotë ai, ‘Thaçi e Hoti, nuk kanë kapacitet për t’u përballur me Serbinë’./Gazeta Sinjali/