image Kurti flet me Peach: Theksova nevojën për një marrëveshje me në qendër njohjen reciproke

Politikë

Kurti flet me Peach: Theksova nevojën për një marrëveshje me në qendër njohjen reciproke

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ku tha se ka theksuar nevojën për një marrëveshje të përqendruar në njohjen reciproke.

“Përpara diskutimeve në Bruksel, pata një telefonatë produktive me të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, duke theksuar nevojën për një marrëveshje të përqendruar në njohjen e ndërsjellë dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Peach gjatë ditës, ka zhvilluar një bisedë telefonike edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kujtojmë se takimi i nivelit të lartë të dialogut do të mbahet më 18 gusht në Bruksel.

/GazetaSinjali/