image Kurti e takon Abazoviqin, se përmendin temën e demarkacionit

Politikë

Kurti e takon Abazoviqin, se përmendin temën e demarkacionit

news image

Sot është zhvilluar një takim mes dy kryeministrave në Forumin Ekonomik në Davos, raporton Gazeta Sinjali.

Zyra e Kryeministrit njofton se Kurti e ka uruar kryeministrin Abazoviq për marrjen e detyrës, duke i dëshiruar suksese në arritjen e rezultateve për qytetarët.

Megjithatë, mes dy kryeministrave, nuk është hapur tema e demarkacionit, një çështje që ende diskutohet në Kosovë, por edhe në Mal të Zi.

Kujtojmë se Abazoviq, pas zgjedhjes kryeministër, e ka konsideruar çështje të mbyllur rihapjen e çështjes së demarkacionit.

“Duke biseduar për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, Kryeministri Kurti e falënderoi z. Abazoviq për bashkëpunimin e ngushtë mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi në shumë fusha. Përderisa theksoi vullnetin për fuqizimin e marrëdhënieve shumë të mira me Kosovën, kryeministri Abazoviq tha se duhet promovuar politika që janë optimiste dhe respektuese, e që fokusohen në qytetarët”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

“U diskutua për lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve, si dhe potencialin e bashkëpunimit në shërbim të zhvillimit më të madh socio-ekonomik dhe rritjes së investimeve në të dy vendet. U veçuan projektet e përbashkëta infrastrukturore që lidhin Kosovën dhe Malin e Zi, siç janë rruga Deçan-Plavë dhe Pejë-Rozhajë, e që do të afrojnë qytetarët dhe do të ndihmojnë ekonominë e të dy vendeve. U bisedua për thellimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve të Qeverisë së Republikës së Kosovës me Qeverinë e Republikës së Malit të Zi, si dhe për organizimin e një mbledhje G2G ndërmjet të dy qeverive brenda këtij viti”, shton tutje Zyra e Kryeministrit

/GazetaSinjali/