image Kurti e liron nga detyra një zëvendësministër, i thotë “t’u bë e padrejtë”

Politikë

Kurti e liron nga detyra një zëvendësministër, i thotë “t’u bë e padrejtë”

news image

Kryeministri Albin Kurti e ka shkarkuar zëvendësministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sejnur Veshall.

Ky i fundit, pas shkarkimit tha se vendimi i shefit të Qeverisë erdhi pasi këtë kërkesë e kishte bërë partia të cilës i takon.

“U lirova nga posti i zëvendësministrit! Me kërkesën e partisë e cila më ka propozuar, Kryeministri Kurti më ka liruar nga pozita e zëvendësministrit”, shkroi Veshall.

Tani ish-zëvendësministri tha se u shkarkua për “çështje personale”.

“Unë kam punuar, asgjë më tepër. Unë u faktorizova si rom në qeveri, asgjë më tepër dhe sot po lirona vetëm për çështje personale. Kam punuar me mund e përkushtim, vetëm ti proklamoj afinitetet e pjesëtarëve të komunitetit, dhe e bëra”, shkroi ai në Facebook.

Veshall tha se kryeministri e ka konsideruar këtë si padrejtësi.

“Tu bë e padrejtë tha Kryeministri”, shkroi Veshall.

“Ju faleminderit të gjithëve për bashkëpunimet, i falënderoj të gjithë anëtarët e kabinetit të qeverisë për bashkëpunimin dhe konsideratën. Ju don zëvendësiHajrës! Me përkulje, Përherë i juaji, Sejnuri”, shkroi ai, duke publikuar edhe vendimin.

/GazetaSinajli/