image Kurti: Deri në mesin e 2022-ës terminalet doganore shtetërore shtrihen në të gjithë vendin

Kosovë

Kurti: Deri në mesin e 2022-ës terminalet doganore shtetërore shtrihen në të gjithë vendin

news image

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave Hekuran Murati, kanë takuar sot drejtorin e Doganave, Agron Llugaliu. Në këtë takim u pajtuan që deri në mesin e vitit të ardhshëm terminalet doganore shtetërore të shtrihen në gjithë Kosovën.

“Sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati, takuan Drejtorin e Doganave të Kosovës, z. Agron Llugaliun. Nga Drejtori i Doganave u kërkua që të vazhdojë me punën e mirë, dhe u dakorduan që deri në mesin e vitit të ardhshëm në gjithë territorin e vendit të shtrihen terminalet doganore shtetërore”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, drejtori Llugaliu ka njoftuar kryeministrin për rikthimin e terminalit doganor në hapësirat e Trepçës.

“Drejtori Llugaliu e njoftoi kryeministrin Kurti për nënshkrimin e marrëveshjes me Trepça Sh.A. për rikthimin e terminalit doganor shtetëror në hapësirat e Trepçës në Mitrovicë, dhe ndikimet pozitive që kjo do të ketë”, thuhet tutje. /GazetaSinjali/