image Kurti bën sikur s'po ndodhë asgjë, thotë se do të vazhdojë të marrë vendime

Politikë

Kurti bën sikur s’po ndodhë asgjë, thotë se do të vazhdojë të marrë vendime

news image

Albin Kurti i cili pritet të jetë në detyrë si kryeministër i Kosovës vetëm edhe për disa orë, bën sikur s’po ndodhë asgjë, thotë se do të vazhdojë të marrë vendime të tjera.

Qeveria në detyrë e Kosovës mbajti sot mbledhjen e 39-të ku u morën disa vendime.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka publikuar disa nga vendimet që Qeveria Kurti i mori në mbledhjen e sotme.

Në fund të postimit, Kurti shkroi “Vazhdojmë..”

Kjo mund të ketë qenë mbledhja e fundit e Qeverisë Kurti, pasi sot në orën 11:00 do të mbahet seanca e Kuvendit ku pritet të votohet qeveria e re./Gazeta Sinjali/