image Kurti: Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës

Politikë

Kurti: Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën për shtyp e cila është mbajtur në Bruksel, ka ripërsëritur qëndrimin e tij se nuk do të ketë Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe me kompetenca ekzekutive, ngase për këtë ka një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, transmeton Sinjali.

 “Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe si një etnitet njëetnik është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese sepse nuk është në përputhje me plot 23 nene. Asociacioni nuk është për serbët, por kundër Kosovës, ashtu siç është dizajnuar.”

Ne dëshirojmë që qytetarët të cilët janë të përkatësisë etnike serbe të jenë të barabartë sikur të gjithë të tjerët. Nuk mund të lejojmë skenarin e Bosnjës.  Jemi për të drejtat e qytetarëve për t’i plotësuar nevojat mirë, jo për të territorializuar brenda Kosovës, ambiciet e Serbisë, e cila vajton”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/