image Kurti: Askush nuk u dënua për mijëra gra e burra të dhunuara në Kosovë nga forcat serbe

Kosovë

Kurti: Askush nuk u dënua për mijëra gra e burra të dhunuara në Kosovë nga forcat serbe

news image

Kryeministri Albin Kurti, nëDitën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, ka kërkuar drejtësi për gratë dhe burrat e dhunuar nga forcat serbe më 1999-ën në Kosovë.

Kurti ka shkruar se “Drejtësia është e nevojshme për të lehtësuar vuajtjet dhe stigmën e heshtur të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës”

“Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt ne e rikujtojmë se deri tani askush nuk është dënuar për dhunimin e mijëra grave dhe burrave në Kosovë nga forcat e Serbisë në gjatë viteve 1998-1999″, ka shkruar Kurti në rrjetin social Twitter.

/GazetaSinjali/