image Kurti: Adem Jashari, i destinuar të bënte histori

Politikë

Përvjetori/ Kurti: Adem Jashari, i destinuar të bënte histori

news image

Ka nisur seanca solemne për shënimin e 22 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për nder të kësaj seance kanë ardhur përfaqësues nga familja Jashari. Derisa edhe personalitete nga institucione të ndryshme, përfshirë komandantin e FSK-së, Rrahman Rama dhe drejtori i AKI-së, Kreshnik Gashi.

Ndërsa po mungojnë, si zakonisht në seanca të tilla, deputetët dhe ministrat nga Lista Serbe.

Për veprën dhe sakrificën e familjes Jashari, para të pranishmëve foli kryeministri Albin Kurti.

“Në 3 ditë e 3 netë të qëndresës heroike, ranë 59 dëshmorë. I lindur në Ditën e Flamurit i rënë heroikisht më 7 mars në Ditën e Mësuesit, Adem jashari thuhej se ishte i destinuar të bënte histori. Asnjëherë ata nuk u dorëzuan dhe asnjëherë nuk e kanë lëshuar Kosovën, ky ka qenë vendimi më i mirë për ta, por edhe për Kosovën. Veprimet e tyre të grupit të armatosur ishin shpresë për Kosovën. Bërthama e ushtrisë ishte tek familja Jashari. Jasharajt janë UÇK-ja para UÇK-së. Pa rezistencën, qëndresën, luftën e tyre nuk do të kishte UÇK ”, tha Kurti ndër të tjera. /Gazeta Sinjali/