image Kurrfarë masash në veri të Kosovës, madje Policia bën “roje” nëpër kafene

Kosovë

Kurrfarë masash në veri të Kosovës, madje Policia bën “roje” nëpër kafene

news image

Si rëndom, në Mitrovicën Veriore nuk vlejnë masat që i ndërmerr Qeveria e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali ka siguruar fotografi që janë realizuar të premten më 9 prill dhe dje, më 10 prill në sheshin e Mitrovicës Veriore.  

Fotografitë janë realizuar në kafenenë “Knez” afër sheshit “Car Lazari” në veri të Kosovës.

Aty shihet edhe Policia tek bën roje pranë kafenesë, ku qytetarët shihen të tubuar, pa distancë sociale, duke shijuar ditën.

Madje, sinjalizuesi i Gazetës Sinjali, ka thënë se përveç që lokalet e dyqanet punojnë lirshëm, njëjtë po punojnë edhe bastoret, gjë që në Kosovë është ndaluar tashmë me ligj.

Më 5 prill, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masat e reja. Një prej tyre është ndalimi i qarkullimit të qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00, përveç në raste urgjente.

Gjithashtu, shërbimet e gastronomisë u obliguan të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 6 prill deri me datë 18 prill./Gazeta Sinjali/