image Kurora plastike e reperit të vrarë 23 vjet më parë shitet për 600 mijë dollarë

Bota e Yjeve

Kurora plastike e reperit të vrarë 23 vjet më parë shitet për 600 mijë dollarë

news image

Një kurorë mbretërore, plastike, e mbajtur dikur nga reperi Notorious BIG, u shit në ankand për rreth 600 mijë dollarë. E veçanta e saj ishte se reperi, Biggie Smalls (emri i plotë – Christopher George Latore Wallace), kishte realizuar një foto me të vetëm tri ditë para se të qëllohej për vdekje në vitin 1997.

Që prej asaj kohe, autori i asaj fotografie, Barron Claiborne, e kishte mbajtur kurorën dhe të martën ajo u nxor në ankand nga Sotheby. Edhe pse vlera fillestare ishte 2-3 mijë dollarë, në fund kjo kurorë u shit për 600 mijë dollarë.

Claiborne thotë se ajo fotografi bëri që BIG të përjetësohej, jo vetëm si Mbreti i New York-ut, por i të gjithë muzikës Hip Hop.

Notorious BIG konsiderohet si një ndër reperët më të mirë të të gjitha kohërave. Në vitet 1990 ai u përfshi në konflikt të vazhdueshëm me një tjetër reper të madh, Tupac Shakur. Pas vrasjes së këtij të fundit në Las Vegas, në shtator të vitit 1996 dhe spekulimeve se BIG ishte i përfshirë, Wallace u ekzekutua në mars 1997 në Los Anxhelos. Vrasësi mbetet ende i paidentifikuar. /Gazeta Sinjali/