image Kur do të numërohen votat nga diaspora, flasin nga KQZ-ja

Kur do të numërohen votat nga diaspora, flasin nga KQZ-ja

news image

Ka përfunduar procesi i vlerësimit dhe verifikimit të votave që kanë ardhur nga jashtë vendit në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi përmes një konference për media, gjersa ka shtuar se nga nesër pritet që të filloj numërimi i votave që kanë ardhur përmes postës, me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara.

“Po punojmë shumë që nesër gjatë ditës të mund të fillojmë me numërimin e rreth 31 mijë e 500 votave me kusht dhe dhe rreth 2 mijë e 800 votave të personave me nevoja të veçanta. Pastaj, edhe numërimin e votave të cilat kanë ardhur përmes postë.”

“Shërbimi votues i KQZ-së të premtën në mesnatë ka përmbyllur procesin e vlerësimit të rreth 43 mijë e 500 pakove të supozuara me fletëvotime, të cilat kanë ardhur gjatë periudhës së votimit përmes postës nga 2 deri më 12 shkurt. Sipas të dhënave preliminare, janë aprovuar rreth 53 mijë e 600 zarfe me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar rreth 20 mijë e 400 zarfe.”

Ai ka thënë se këto janë vetëm të dhëna preliminare, sepse sipas tij, shërbimi votues është duke rishikuar bazën e të dhënave nga ku do të kemi shifra të sakta dhe përfundimtare të numrit të fletëvotimeve nga jashtë vendit të cilat do të numërohen këtu në QNR.

/Gazeta Sinjali/