image Kur do të njoftoheni se si mund të përfitoni nga mbi 40 milionë eurot e ndara sot

Politikë

Kur do të njoftoheni se si mund të përfitoni nga mbi 40 milionë eurot e ndara sot

news image

Pas miratimit të Pakos së Ringjalljes Ekonomike gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë, janë ndarë mbi 40 milionë euro ku në ditët në vijim qytetarët do të njoftohen nga Qeveria e Kosovës se si mund të përfitojnë nga kjo pako, raporton Gazeta Sinjali.

Gjatë kësaj mbledhje është miratuar gjithashtu edhe nisja e negociatave për Projektin e Reformimit të Sistemit të Ndihmës Sociale që pritet të financohet nga Banka Botërore me 47 milionë euro.

Ministri i Financave, Hekuran Murati përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës ka themeluar edhe ekipin për Kartonin e Gjelbër dhe shumë vendime tjera.

Postimi i Hekuran Muratit:

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë kemi ndarë mbi 40 milionë euro në kuadër të masave nga Pako e Ringjalljes Ekonomike.

Poashtu, u miratua edhe nisja e negociatave per Projektin e Reformimit të Sistemit të Ndihmës Sociale, që pritet të financohet nga Banka Botërore me 47 milionë euro.

Themeluam edhe ekipin për Kartonin e Gjelbër. E shumë vendime tjera në të mirë të qytetarëve. Në ditët në vjim do të bëjmë edhe operacionalizimin e këtyre masave, dhe do të njoftojmë qytetarët se si mund të përfitojnë.

/GazetaSinjali/