image Kur do të gjendet zgjidhja për këtë rrugë të Prishtinës që bllokohet çdo ditë (Video)

Sinjalizime

Kur do të gjendet zgjidhja për këtë rrugë të Prishtinës që bllokohet çdo ditë (Video)

news image

Mungesa e parkingjeve në Prishtinë, është një arsye që çdo ditë, pothuajse në shumicën e rrugëve në qendër dhe më gjerë, të ketë vetura të parkuara në pjesë ku ndalohet një veprim i tillë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në rrugën “Bulevardi Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, edhe sonte si çdo natë tjetër ka shumë vetura të ndalura të cilat pengojnë edhe në qarkullimin e trafikut.

Në këtë rrugë ka shumë barnatore dhe si duket të gjithë ata që kryejnë shërbime ndalen për “dy minuta” dhe mbesin më gjatë.

Një sinjalizues i Gazetës Sinjali ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, të cilat mund t’i shihni edhe më poshtë, ku shihet se njëri shirit për qarkullim është i bllokuar.

/GazetaSinjali/