image Kur Armend Muja thoshte se Vetëvendosje do t'i fitojë 24 komuna

Politikë

Kur Armend Muja thoshte se Vetëvendosje do t’i fitojë 24 komuna

news image

Në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave pritet të shkojnë 19 komuna nga 38 sa janë gjithsej.

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, muaj më parë ishte i bindur se Lëvizja Vetëvendosje do t’i fitonte 24 komuna në zgjedhjet lokale që u mbajtën sot.

Por siç duket Muja nuk ia qëlloi, pasi sot LVV nuk arriti ta fitonte asnjë komunë, duke shkuar në balotazh në disa prej tyre.

“Lëvizja Vetëvendosje, do t’i fitojë të gjitha Komunat e mëdha, përfshirë edhe Komunat e reja të cilat janë në Kosovën e mesme të cilat nuk kanë qenë më herët, unë besoj se do të fitoj në 21 komuna gjithsesi dhe në tri të mëdha”, pati thënë Muja.

/GazetaSinjali/