image Kujdes nëse nuk e keni përditësimin e ri në pajisjen tuaj Apple

Teknologji

Kujdes nëse nuk e keni përditësimin e ri në pajisjen tuaj Apple

news image

Apple po lufton me një mjet përgjues të quajtur “zero-click” që mund të infektojë iPhone, iPad dhe Mac, pra të gjitha pajisjet më kryesore të gjigandit të teknologjisë. Përditësimi i ri është një lloj bllokuesi ose “fashe” në problemin e padiktuar më parë.

Kërkues të pavarur identifikuan këtë mangësi të programit që lejon hakerët të hyjnë në këto pajisje përmes aplikacionit iMessage edhe nëse përdoruesit nuk klikojnë një dokument apo link. Sipas Apple, kompania iu adresua problemit pas një dokumenti PDF që ishte përpiluar keq në mënyrë të qëllimshme.

Ndërkohë, Apple njoftoi për ndryshimet e kryera në programet operuese përkatëse të pajisjeve, iOS 14.8 dhe iPadOS 14.8. Njoftimi erdhi pikërisht kur kompania do të lansojë pajisjet dhe risitë e reja në eventin e shumëpritur të 14 shtatorit.

/GazetaSinjali/