image Kujdes, me këtë mënyrë gatimi të orizit po rrezikoni shëndetin

Ushqime

Kujdes, me këtë mënyrë gatimi të orizit po rrezikoni shëndetin

news image

Mënyra e gabuar e të gatuarit po vë në rrezik shëndetin e atyre që e konsumojnë këtë produkt. Ja pse ndodh kjo gjë.

Orizi përmban arsenik dhe kjo mënyrë e të gatuarit, duke e zier me pak ujë derisa ky i fundit të avullojë lë gjurmë të arsenikut në ushqim, pasi nuk mund të largojë sasinë që gjendet brenda.

Shkencëtarët paralajmërojnë se metoda normale e të gatuarit të orizit i shkakton konsumatorëve një sërë problemesh shëndetësore si sëmundjet e zemrës, diabeti, kanceri dhe sëmundjet e zhvillimit

Orizi ndotet nga kjo substancë helmuese gjatë kohës që rritet, si pasojë e toksinave industriale dhe pesticideve dhe për pasojë nuk mjafton që në ta gatuajmë thjesht më një të zierë.

Mënyra më e sigurt e gatimit të orizit është kjo:  Pasi ta keni lënë atë gjatë gjithë natës në ujë, shpëlajeni mirë derisa uji të pastrohet. Më pas përdorni metodën e gatimit, në raportin 1 me 5, pra 1 gotë oriz me 5 gota ujë.

/GazetaSinjali/