image Kuba ka shpallur kryeministrin e parë që prej vitit 1976

Botë

Botë/ Kuba ka shpallur kryeministrin e parë që prej vitit 1976

news image

Pas më shumë se katër dekada, Kuba ka tashmë kryeministrin e saj  të ri.

Ministri i turizimit i cili kishte shërbyer për një kohë të gjatë në këtë detyrë, Manuel Marrero mori detyrën e kreut të qeverisë kubaneze të shtunën,  teksa vendi “ringjalli” një post të mbajtur prej shumë vitesh nga Fidel Castro, transmeton Gazeta Sinjali.

Emërimi i Marrero, 56 vjeç, si kreu i qeverisë është pjesë e një procesi të decentralizimit dhe ndryshimit të gjeneratës dhe ka për qëllim shtrirjen dhe mbrojtjen e sundimit të Partisë Komuniste.

“Ky propozim u aprovua siç duhet nga byroja politike e Partisë Komuniste të Kubës,” tha Presidenti Miguel Diaz-Canel, duke e paraqitur atë në Asamblenë Kombëtare të vendit, e cila u nënshkrua njëzëri.

Menjëherë pas prezantimit të tij, Marrero mori një shtrëngim duarsh nga ish presidenti Raul Castro, lideri i Partisë Komuniste.

Marrero shërbeu si ministër i turizmit nga viti 2004, vonë në administratën e heroit revolucionar Fidel Castro, duke vazhduar me këtë post nën vëllanë e Fidel Raul dhe presidentit aktual, Diaz-Canel.

Ai filloi karrierën e tij në qeverisje në 1999 si nënkryetar i Grupit të fuqishëm Hotel Gaviota që i përkiste forcave të armatosura, duke u bërë presidenti i saj një vit më vonë,- një post që ai mbajti deri në 2004.

“Gjatë gjithë karrierës së tij … (Marrero) është karakterizuar nga modestia, ndershmëria, aftësia e tij e punës, ndjeshmëria politike dhe besnikëria ndaj partisë dhe revolucioni,” tha presidenti kubanez Diaz-Canel.

Kryeministri i ri “e ka udhëhequr industrinë e turizmit në një mënyrë të lavdërueshme, e cila përbën një nga linjat kryesore të zhvillimit të ekonomisë kombëtare,” shtoi ai.

Pozita e kryeministrit u mbajt për herë të fundit nga Fidel Castro në 1976.Por posti u shfuqizua kur Castro kaloi në presidencë në vend të Osvaldo Dorticos pasi u ndryshua kushtetuta e vendit.

Emërimi i një kryeministri mund të nënkuptojë një ndarje të pushteteve por Lopez-Levy këmbënguli që në Kubë ajo përfaqëson më shumë një “ndarje funksionesh” duke pasur parasysh konceptin komunist të unitetit politik. Kryeministri ka fuqinë për të punësuar dhe shkarkuar punonjësit e shtetit, si dhe kontrollin e përgjithshëm të guvernatorëve-, një pozicion tjetër i rikthyer në bazë të kushtetutës së re. /Gazeta Sinjali/