image “Kthehuni n’punë”, prindërit kundër protestës së mësimdhënësve

Arsim

“Kthehuni n’punë”, prindërit kundër protestës së mësimdhënësve

news image

Sot rreth orës 13:30, nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, është paraparë një protestë nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), me kërkesë miratimin e Ligjit për Paga.

Por kundër kësaj proteste kanë dalë prindërit. Njëri prej tyre, Fisnik Latifi, ka shkruar me shkumës në rrugën që çon deri në shesh: “Kthehuni n’punë. Turp”.

Kujtojmë se edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBASHK)  do të jetë pjesë e protestës dhe se mësimi në të gjithë vendin nga arsimi fillor deri në universitete nuk do të mbahet./Klankosova.tv

/GazetaSinjali/